Vdes profesor Sadri Fetiu
Profesor Sadri Fetiu ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. Ai do të varroset të martën më 11 maj në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. “Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, ju njoftojmë që pas një sëmundje të rëndë sot ndërroi jetë më i dashuri ynë Prof. Dr. Sadri Fetiu. Varrimi bëhet nesër më 11.05.2021 në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Të pame nuk do të ketë për shkak të situatës së pandemisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së. Ngushëllimet e juaja i pranojmë me anë të telefonatave dhe sms. Me respekt Familja Fetiu!”, thuhet në njoftimin e familjes Fetiu.
Sadri Fetiu ka qenë profesor i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Profesor Fetiu ka botuar shumë vepra shkencore dhe profesionale.