VDES VEPRIMTARI I LDK-SË
Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selman Shabani.
Lajmin për vdekjen e Shabanit e kabërë të ditur ish-deputeti i kësaj partie, Adem Salihaj.
Përmes një postimi në Facebook, Salihaj ka ngushëlliar familjen e të ndjerit, për të cilin thotë se ishte veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe i çështjes kombëtare.
Njoftimi i plotë i Salihajt:
“Qenka ndarë nga ne edhe Selman Shabani, një lajm vërtetë i pikëllueshëm.
Selman Shabani për shumë dekada ishte veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe çështjes kombëtare, gjithnjë i palodhshëm, i heshtur dhe i sinqertë, me një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i gatshëm për veprimtari dhe sakrificë edhe në rrethanat më të rënda.
Ngushllime të sinqerta familjes dhe nëndegës së LDK-së në Gaçkë!
Do ta përkujtojmë gjithnjë me respekt.
Pushoftë në paqe në dheun e Kosovës!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/