Vdes veterani i UÇK-së, në luftë ndërtoi spital për t’i trajtuar ushtarët e UÇK-së
Veterani i luftës, Elmi Krasniqi ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të tij përmes një njoftimi për media.
Krasniqi, kishte ndërtuar Spitalin e parë Ushtarak në Likofc për t’i trajtuar ushtarët e UÇK-së.
Aty ishte trajtuar komandanti legjendar i UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe shumë luftëtarë të tjerë.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më i dashuri jon ELMI JETULLAH KRASNIQI I lindur me 15.09.1952 pas një sëmundje ndërroi jetë me datën 04.12.2020 duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet me daten 05.12.2020 në fshatin Qabiq ne lagjen e Krasniqve ne ora 15:00. Për shkak të situates se krijuar ju lusim që në varrim të mbani distancë për sigurinë e shëndetit. Të pikëlluar familja Krasniqi”, thuhet në njoftimin e familjes.