Velipoja çel sezonin, kryetari i Shkodrës thirrje kosovarëve të kalojnë pushimet atje
Bashkia e Shkodrës çeli sot zyrtarisht sezonin turistik veror duke garantuar kushte shumë të mira për pushuesit vendas dhe të huaj. Sipas traditës së krijuar, Velipoja është plazhi ku përqendrohem aktivitetet për çeljen e sezonit veror.Bashkia e Shkodrës garanton pastërtinë e plazhit dhe ruajtjen e pastërtisë së detit, pastaj rëra kurative dhe mikpritja janë ana tjetër e medaljes që tërheqin mijëra e mijëra pushues çdo vit.Këto cilësi e kanë kthyer Velipojën në plazhin më të preferuar e frekuentuar jo vetëm nga shkodranët, por edhe nga shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, si dhe turistëve të huaj nga vende të ndryshme të Europës.Çelja zyrtare e sezonit u parapri nga një përgatitje intensive nga Bashkia e Shkodrës, me synim krijimin e kushteve optimale për pushuesit, të cilët në fakt, frekuentojnë Velipojën gjatë gjithë vitit.Duke patur turizmin si një nga prioritetet kyçe për fuqiziminekonomik të shkodranëve dhe punësimin e të rinjve, kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka ndjekur vetë të gjitha përgatitjet e bashkisë për të përmirësuar shërbimet publike gjatë sezonit.Kryebashkiaku Spahia vuri në dukje se pastërtia maksimale dhe hapësirat publike janë në vëmendjen kryesorë të Bashkisë për të siguruar pushime sa më komode për turistët.