Vëllai tenton ta vras vëllain me armë zjarri në Gjakovë për shkak të pronës
Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, mbrëmë para mesnatës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka tentuar ta vras vëllain e tij me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën ’’Ferid Domi’’, ku i dyshuari V.V., ka gjuajtur me armë në drejtim të vëllait të tij, 30-vjeçar.Sipas informatave të para, motivi i tentim vrasjes dyshohet të jetë mosmarrëveshja pronësore. Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprat penale “vraje në tentativë” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”:. /GazetaSinjali/