Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

0

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën do ta ndajë Komisioni Evropian,

Këtë e kanë bërë të ditur gjatë së enjtes në mbrëmje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, pas përfundimit të samitit të BE-së, të zhvilluar përmes video-lidhjes, ku koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimit të Këshillit Evropian.

Ursula von der Leyen ka thënë se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajit dhjetor, nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv. Ajo ka thënë se disa rezultate të testeve së fundi janë shumë premtuese, raporton REL.

Komisioni Evropian tashmë ka arritur marrëveshje me prodhuesit kryesorë potencial të vaksinës për qindra miliona doza të tyre. Këto do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve. Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve tjera me të ardhura të vogla apo mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *