Vendos KQZ: Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë
I pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 shkurtit do të zgjasë 30 ditë. Radoniqi tha se periudha e fushatës është 30 ditë, e cila është e përcaktuar me ligj dhe nuk ndryshohet .Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike të certifikuara që t’i respektojnë masat kundër Covid-19, gjatë fushatës zgjedhore.“E shoh të nevojshme që ti adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore. SiՎ e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe ti mbahen rregullave të KQZ-së .Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”, ka thënë ai.