Vendosja e ushtrisë serbe në Kosovë mund të ndodh vetëm kur të vritet në luftë shqiptari i fundit!-Shkruan:Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës  

                  Vuciq po taktizon të rehabilitoj Millosheviçin dhe Serbinë për kapitullimin e nënshkruar në Kumanovë, me 10 Qershor, 1999. Kërkesa e Serbisë për kthimin e një kontingjenti të personeli ushtarak në Kosovë është jo vetëm e pa bazë por edhe absurde! Po ashtu, unë nuk besoj që qeveria e Serbisë është aq e pa mençur por, besoj se kjo behet për konsum të brendshëm politik. Se pari, kjo kërkesë nuk ka bazë legale, as bazuar në rezolutën 1244, sepse ato pika ku flitet për kthim të personelit ushtarak “jugosllav”, tani më kanë skaduar sepse nuk ka as jugosllavi dhe as personel jugosllav. Pastaj, rezoluta 1244, e ka fut Kosovën në nje proces politik. Nga ai proces politik, kemi pasur “standardet para statusit”, Raportin e Kai Aide, bisedimet e Vjenës që kanë rezultuar me pavarësinë e Kosovës. Pra rezoluta 1244, Kosovën e ka futur në proces politik dhe nga ai proces, kemi ardhur deri këtu që Kosova të jet shtet i pavarur dhe sovran dhe si i tillë më nuk mund të ketë prapaveprim në ato pika të rezolutës 1244. Taktizimet e Serbisë gjoja me kërkesa për ta kthyer ushtrinë në Kosovë, si kusht kinse përmes Marrëveshjes së kapitullimit nënshkruar në Kumanovë, me 10 Qershor, 1999 i kanë disa dimensione, po i theksoj kësaj radhe dy: 1. Në planin e brendshëm Vuçiq fiton teren duke shtypur opozitën dhe njëherit këtë marrëveshje mundohet ta prezantoj para opinionit të brendshëm serb, jo si kapitullimin e Serbisë e Millosheviçit por, si taktikë ushtarake për ta vazhduar luftën me mjete të përziera, me kombinimin e politikës me ushtri. 2. Në diplomacinë ndërkombëtare Serbia barazon vetveten – me kërkesën e BE për sanksione kundër Rusisë. Ata kanë një kërkesë, për ta sanksionuar Rusinë edhe për tu diferencuar nga rusët, që të vazhdojë rrugën e saj për integrim në BE. Kurse Serbia do të insistoj në kushtin apo kërkesën se, “ma jepni Kosovën, tërhiqem nga Rusia”! Një taktikë kjo që e kanë përdorë edhe partizanët serb me 1945, si alternativë më e mirë se sa Mbretëria serbe dhe sundimi nga çetnikët e Drazha Mihajlit. Ka edhe dimensione të tjera që prodhojnë efekte lokale por, tash për tash s’po i numërojmë sepse ato efekte prodhohen vetëm në rast se Serbia arrin ti vendose ushtarët në territorin e Republikës së Kosovës. A do të ndodhë vendosja?! Unë them se, vendosja e ushtrisë serbe në Kosovë do të duhej të ndodhte vetëm kur të vritet në luftë shqiptari i fundit!/www.qendrapress.com/