Veriu kërkon zbatueshmëri të ligjit! –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit
Qeveria e Kosovës dhe organet e sigurisë shtetrore, deklarimet e Beogradit është dashur ti marr si paralajmërim. Qeveria është dashur, edhe tani duhet ti marr masat e nevojshme për tu përballur me çdo sfidë, duke nxitur presionin diplomatik e politik në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Tani pas qortimeve që mori nga SHBA dhe vendet e Kuintit duhet ta rritë aktivitetin diplomatik për të marr mbeshtetjen e partnerve në vendosjen e ligjshmerisë. Deklarimin e z. Hovenier, e konsideroj si shqetësim normal dhe është i tillë, ngase vije nga diplomati i partnerit, aleatit dhe garantit të stabilitetit politik e funksional të shtetit të Kosovës. Përkundër faktit se në zbatim të ligjit nuk duhet të bëhet kompromis, është faji i qeverisë, pët mosveprimin e diplomacisë për të marr mbështetjen për vendimet që janë në funksion të zbatimit të ligjit. Të koordinohet me vendet e QUINT dhe të kërkojnë mbështetjen paraprake të PUN në Kosovë, me mandat të KS/OKB, që të mos vije deri tek gjykimi i veprimeve të ligjshme me këto deklarata. Reagimi i Senatorit Murphy, se Kurti nuk e ka njoftuar për modalitetin e implementimit të rezultatit zgjedhor, apo të ekzistimit të një plani të tillë dhe se janë të befasuar me veprimet e Kurtit, tregon jo seriozitetin politik. Gjuhe e Sekretarit të Shtetit dhe deklarata DASH, krahas dënimit, paralajmërojnë edhe krizë në raportet Kosovë – SHBA. Shqetësues është urdhri që do ta ketë marr Kryeministri Kurti, nga KOMKFOR në takimin emergjent rreth 40 minutash të orës 17, që pati në kabinetin e tij?! Përkundër shqetësimit për këto deklarata që vijnë me theks nga SHBA, si dhe përgjegjësia që duhet të bartin politikbërja në Kosovë, është koha që presioni i diplomacisë ndërkombëtare të fokusohet drejte Serbisë, që të mos interferoj në Kosovë, si dhe ndaj pesëshes evropiane që ta njohin shtetin e Kosovës. Përndryshe, qëndrimet deklarative diplomatike në mbështetje të Vuciqit në raport me Kosovën, veç sa e thellon krizën dhe e destabilizojnë rajonin. Këto veprime dhe reagimet e diplomacisë amerikane, kënaqin pritjet e Vuçiq, sepse këso deklarate, kanë lëshuar deri me sot, veç kundër Putinit, Asadit, Iranit dhe Kinës! Por, qortimi amerikan ndaj Kosovës, duhet konsideruar në kontekst të sigurisë nacinale. Shumë lehtë Serbia mund të sulmoj në Veri, për çka vlerësoj se edhe i ka identifikuar drejtimet e sulmit. Prandaj qortimi amerikan ndaj Kosovës, përkatësisht Albin Kurtit, vije ngase me veptimet e pa harmonizuara me SHBA, QUINT dhe UN, i bën argatin Rusis për ta destabizuar Evropen. S’do mend se, këto zhvillime janë të orkestruara nga Beogradi dhe konsekuencë e marrëveshjeve të kësaj qeverie, gjatë këtyre pothuaj tre vite qeverisje aktive, që kulmuan me atë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit bashkë me draft statutin për “zajednicen”. Edhe “mitingu” i tipit të katër “S”, është skenar i mirëakorduar në mes Prishtinës e Beogradit, përball krizës politike në të cilën janë futur në fazën kritike të implementimit të statutit të “zajednices”. Sa i përket Ushtrisë së Serbis, ngritjes së gatishmërisë ushtarake dhe lëvizjes në afërsi të kufirit, duhet bërë e ditur dhe ketë e kanë në konsideratë edhe vet Beogradi dhe Vuçiq, se NATO ka mandat nga KS/OKB për garantimin e ambientit të sigurt për të gjithë me theks garantimin e integritetit, në kufijtë e Kosovës. Sot, Kosova është shtet me Ushtri, me Polici dhe institucione funksionale, ndaj qeveria duhet t’ua mundësoj kryetarëve të zgjedhur të ushtrojnë funksionet e veta dhe nuk bën assesi të bëj tërheqje përballë presionit të bandave kriminale. Qeveria duhet të ofroj kapacitet e plota teknike e njerëzorë që të përballën me ketë realitet. Kryetarët e rinj dhe administrata, duhet ti kryejnë funksionet e tyre në institucionet e qeverisjes lokale shtetërore. Ndërsa bashkëpunimi me ndërkombëtar duhet të jete vetëm në funksion të zbatimit të ligjit e kushtetues së Kosovës në atë pjesë. Assesi nuk guxon të ketë tërheqje në proces, siç ka vepruar kjo qeveri pas çdo vendimmarrje, apo të bëj marrëveshje të dëmshme, si ato për targa, lëvizje të lire dhe energji, e së fundmi kunulativisht ajo e Ohrit. Kjo qeveri i ka gjetur të gatshme institucionet. Zgjidhjet politike për Veriun janë bërë me kohë. Veriu kërkon zbatueshmëri të ligjit. Betimi i kryetarëve të komunave veriore, jashtë objekteve zyrtare komunale, është cenim i sovranitetit, integritetit dhe funksionalitetit të institucioneve shtetërore. Prandaj, kryetarët duhet të ushtrojnë detyrën në objekte komunale. Ajo që nxitë frikë të qëndrueshme, se do të tërhiqet, siç ka bërë me shumicën e rasteve të vendimmarrjes, këto tre vite qeverisje dhe e pranon “zajdnicen”, duke i marr si arsye zhvillimet që nga pranimi i Planit franko –gjerman, i adaptuar sipas interesave të Beogradit dhe Aneksin e implementimit të Ohrit, deri te Statuti i “zajednices”. Ajo që dëshpërueshëm do ta dëgjojmë nga Kurti është arsyetimi se e bëra se nuk pata zgjidhje tjetër. Kjo në fakt, është edhe ka qenë, ideja e qëllimi i Albin Kurtit dhe i LVV. Por, Kosova duhet ti përmbush përgjegjësit veta që ka marr, përfshi edhe përgjegjësinë ta bëj asociacionin por jo si “zajednic”, “bashkësi” komunash, apo “vet menaxhim”, sipas draftstatutit që u dërgua në Bruksel. Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2015, duhet ti shërbejnë si udhëzues. Heshtjn para furtunës së sotme të Albin Kurtit me zhvillimet në Veri të vendit, do të thyhet me deklaratën e tij për domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjes për “zajednicen”. Qeveria duhet tash me çdo kusht të funksionalizoj mandatin e krytarve të zgjedhur, ndryshe çdo tërheqje nga ky veprim është skenar I paraprëgatitur për defunksionalizim të shtetit dhe krijimin e “Republikës serbe” në Kosove. Duhet të vëhemi në Veriu kërkon zbatueshmëri të ligjit! Qeveria e Kosovës dhe organet e sigurisë shtetrore, deklarimet e Beogradit është dashur ti marr si paralajmërim. Qeveria është dashur, edhe tani duhet ti marr masat e nevojshme për tu përballur me çdo sfidë, duke nxitur presionin diplomatik e politik në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Tani pas qortimeve që mori nga SHBA dhe vendet e Kuintit duhet ta rritë aktivitetin diplomatik për të marr mbeshtetjen e partnerve në vendosjen e ligjshmerisë. Deklarimin e z. Hovenier, e konsideroj si shqetësim normal dhe është i tillë, ngase vije nga diplomati i partnerit, aleatit dhe garantit të stabilitetit politik e funksional të shtetit të Kosovës. Përkundër faktit se në zbatim të ligjit nuk duhet të bëhet kompromis, është faji i qeverisë, pët mosveprimin e diplomacisë për të marr mbështetjen për vendimet që janë në funksion të zbatimit të ligjit. Të koordinohet me vendet e QUINT dhe të kërkojnë mbështetjen paraprake të PUN në Kosovë, me mandat të KS/OKB, që të mos vije deri tek gjykimi i veprimeve të ligjshme me këto deklarata. Reagimi i Senatorit Murphy, se Kurti nuk e ka njoftuar për modalitetin e implementimit të rezultatit zgjedhor, apo të ekzistimit të një plani të tillë dhe se janë të befasuar me veprimet e Kurtit, tregon jo seriozitetin politik. Gjuhe e Sekretarit të Shtetit dhe deklarata DASH, krahas dënimit, paralajmërojnë edhe krizë në raportet Kosovë – SHBA. Shqetësues është urdhri që do ta ketë marr Kryeministri Kurti, nga KOMKFOR në takimin emergjent rreth 40 minutash të orës 17, që pati në kabinetin e tij?! Përkundër shqetësimit për këto deklarata që vijnë me theks nga SHBA, si dhe përgjegjësia që duhet të bartin politikbërja në Kosovë, është koha që presioni i diplomacisë ndërkombëtare të fokusohet drejte Serbisë, që të mos interferoj në Kosovë, si dhe ndaj pesëshes evropiane që ta njohin shtetin e Kosovës. Përndryshe, qëndrimet deklarative diplomatike në mbështetje të Vuciqit në raport me Kosovën, veç sa e thellon krizën dhe e destabilizojnë rajonin. Këto veprime dhe reagimet e diplomacisë amerikane, kënaqin pritjet e Vuçiq, sepse këso deklarate, kanë lëshuar deri me sot, veç kundër Putinit, Asadit, Iranit dhe Kinës! Por, qortimi amerikan ndaj Kosovës, duhet konsideruar në kontekst të sigurisë nacinale. Shumë lehtë Serbia mund të sulmoj në Veri, për çka vlerësoj se edhe i ka identifikuar drejtimet e sulmit. Prandaj qortimi amerikan ndaj Kosovës, përkatësisht Albin Kurtit, vije ngase me veptimet e pa harmonizuara me SHBA, QUINT dhe UN, i bën argatin Rusis për ta destabizuar Evropen. S’do mend se, këto zhvillime janë të orkestruara nga Beogradi dhe konsekuencë e marrëveshjeve të kësaj qeverie, gjatë këtyre pothuaj tre vite qeverisje aktive, që kulmuan me atë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit bashkë me draft statutin për “zajednicen”. Edhe “mitingu” i tipit të katër “S”, është skenar i mirëakorduar në mes Prishtinës e Beogradit, përball krizës politike në të cilën janë futur në fazën kritike të implementimit të statutit të “zajednices”. Sa i përket Ushtrisë së Serbis, ngritjes së gatishmërisë ushtarake dhe lëvizjes në afërsi të kufirit, duhet bërë e ditur dhe ketë e kanë në konsideratë edhe vet Beogradi dhe Vuçiq, se NATO ka mandat nga KS/OKB për garantimin e ambientit të sigurt për të gjithë me theks garantimin e integritetit, në kufijtë e Kosovës. Sot, Kosova është shtet me Ushtri, me Polici dhe institucione funksionale, ndaj qeveria duhet t’ua mundësoj kryetarëve të zgjedhur të ushtrojnë funksionet e veta dhe nuk bën assesi të bëj tërheqje përballë presionit të bandave kriminale. Qeveria duhet të ofroj kapacitet e plota teknike e njerëzorë që të përballën me ketë realitet. Kryetarët e rinj dhe administrata, duhet ti kryejnë funksionet e tyre në institucionet e qeverisjes lokale shtetërore. Ndërsa bashkëpunimi me ndërkombëtar duhet të jete vetëm në funksion të zbatimit të ligjit e kushtetues së Kosovës në atë pjesë. Assesi nuk guxon të ketë tërheqje në proces, siç ka vepruar kjo qeveri pas çdo vendimmarrje, apo të bëj marrëveshje të dëmshme, si ato për targa, lëvizje të lire dhe energji, e së fundmi kunulativisht ajo e Ohrit. Kjo qeveri i ka gjetur të gatshme institucionet. Zgjidhjet politike për Veriun janë bërë me kohë. Veriu kërkon zbatueshmëri të ligjit. Betimi i kryetarëve të komunave veriore, jashtë objekteve zyrtare komunale, është cenim i sovranitetit, integritetit dhe funksionalitetit të institucioneve shtetërore. Prandaj, kryetarët duhet të ushtrojnë detyrën në objekte komunale. Ajo që nxitë frikë të qëndrueshme, se do të tërhiqet, siç ka bërë me shumicën e rasteve të vendimmarrjes, këto tre vite qeverisje dhe e pranon “zajdnicen”, duke i marr si arsye zhvillimet që nga pranimi i Planit franko –gjerman, i adaptuar sipas interesave të Beogradit dhe Aneksin e implementimit të Ohrit, deri te Statuti i “zajednices”. Ajo që dëshpërueshëm do ta dëgjojmë nga Kurti është arsyetimi se e bëra se nuk pata zgjidhje tjetër. Kjo në fakt, është edhe ka qenë, ideja e qëllimi i Albin Kurtit dhe i LVV. Por, Kosova duhet ti përmbush përgjegjësit veta që ka marr, përfshi edhe përgjegjësinë ta bëj asociacionin por jo si “zajednic”, “bashkësi” komunash, apo “vet menaxhim”, sipas draftstatutit që u dërgua në Bruksel. Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2015, duhet ti shërbejnë si udhëzues. Heshtjn para furtunës së sotme të Albin Kurtit me zhvillimet në Veri të vendit, do të thyhet me deklaratën e tij për domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjes për “zajednicen”. Qeveria duhet tash me çdo kusht të funksionalizoj mandatin e krytarve të zgjedhur, ndryshe çdo tërheqje nga ky veprim është skenar I paraprëgatitur për defunksionalizim të shtetit dhe krijimin e “Republikës serbe” në Kosove. Duhet të vëhemi në mbeshtetje të plot të ligjit, realizimit e funksionalizimit të mandatit të kryetarëve./www.qendrapress.com/