Vërrini lokalitet me besime tradicionale
Përveç besimit islam që, që aplikon popullata vërrinase, ajo gjatë periudhave kohore, ka pasur edhe ka respektuar pjesërisht edhe ritet pagane, siç janë respektimi i tyrbeve të ndryshme që ekzistojnë nëpër disa fshatra të Vërrinit. Duhet theksuar faktin, se popullata Vërrinase, në masë të madhe e respekton fenë e besimit Islam, dhe ritet e faljes nëpër xhami, të cilat ekzistojnë nëpër të gjitha këto fshatra. Tregon Gëzim Ajgeraj,shkrimtarë. Tyrbja e babës Ymer në Lez,në këtë tyrbe, gjatë gjithë periudhës kohore sidomos gjatë fundjavës vizitohet si nga banorët lokal të fshatrave të Vërrinit, po ashtu edhe nga rajonet e ndryshme të Kosovës, në veçanti nga rrethina e Gjakovës. Këto tyrbe, nga brezi më i vjetër janë respektuar më tepër si simbolika për raste të ndonjë lutje; si për lindje të fëmijës, kur dikush merrte një udhëtim të largët, kur të rinjtë shkonin ushtarë, etj. Zakonisht në tyrben e Lezit, shkohej për të bërë .„nezër“ (prehej ndonjë këndes, pulë por edhe qengja). Dhe zihej ndonjë drekë përpara tyrbes. Ku ushqeheshin të pranishmit, dhe ndonjë nga kujdestarët e tyrbes. Në tyrbe, dërgohej edhe ndonjë qiri, para, peshqirë, por edhe gjësende të ndryshme. Pastaj kryheshin rite të lutjeve brenda tyrbes, etj. Tek gratë që ju mungonin fëmijët, binin për të fjetur për pak kohë (një gjysmë ore), si formë e lutjes për ta parë ndonjë ëndërr. Edhe kjo tyrbe është shumë e vjetër, dhe pak mbahet ndër mëndë. Për historikun e sajë, mbetet të hulumtohet edhe më tregon Ajgeraj, kurse prof Ilam Berisha pohon se janë të gjithë këto rite që janë pjesë e besimit pagan .Por në këtë lokalitet është edhe Tyrbja e Babës Selim edhe Babës Dervish. Kjo tyrbe është e vjetër, që ndoshta kalon shekuj, dhe pak mbahet ose fare hiq ndërmend prej kur ekziston. Gjatë pranverës, në veçanti gjatë prillit e majit, në këtë tyrbe nga banorët lokal bëhej „nezër“, apo thënë qartë: banoret dilnin me familje, prenin këndesa, qengja apo edhe ndonjë pulë, dhe zienin oriz, apo edhe qervish. U shpërndahej banorëve të lagjes Ajgeraj, ku gjinden kjo tyrbe, dhe atyre që kujdeseshin për tyrben. Ndërsa në tyrbe lihen edhe para e qirinj, të cilët ndizen çdo mbrëmje nga kujdestarët që kujdesen për tyrben, e që i takojnë familjes së atyre që janë në të varrosur në këtë tyrbe. mirëpo sipas traditës këtu thonë se kurr nuk ëshët ndalur drita. Në fshatin Poslishtë gjendet tyrbja e Babës Zenun. Për këtë tyrbe kujdeset familja Shehu, që jeton në këtë fshat. Por nuk flitet për ndonjë aktivitet rreth kësaj tyrbe, pos ekzistencës së saje dhe kujdesit që tregojnë pasardhësit, tregojnë bashkëbiseduesit tanë, derisa flasin për „Kosova sot“.Prof Ilam Berisha,pastaj tregon se edhe në fshatin Kushtendil ekziston tyrbja e Babës Demir. Edhe këtu nuk mbahet ndonjë aktivitet, pos ekzistencës së kësaj tyrbe, si dëshmi ndër breza. Guri i kallogjerit në Jeshkovë. Flitet nëpër urti popullore e tregime vërrinase, për “kallugjerkat”, nga Prizreni që bënin vizita atje, psh: shkuan kallugjerkat, jenju uj kallugjerkave, kaluan këndej kallugjerkat, etj, etj.kurse sai përket historisë së këtij guri natyrisht se ka tani më edhe faktet e ai gur ishte një gur i kishës ortodokse shqiptare, sepse vetë strategjia e këtij guri jep dëshmi për faktin se këtu ishte vend i mirë, ngase ky lokalitet njihet për rrush më të ëmbël ndoshta në gjthë Ballkanin,kjo për shkak të tokës “gratçore” siq quhet toka e kuqrremtë që rrushin e bënë të veçantë.
Zakonishtë, kur burrat në Vërri, që shkonin në zonën e Opojës për tregëti, e nëse u binte rruga nga shpella e madhe afër Zgatarit, porositeshin të hidhnin ndonjë gurë brenda sajë, (sidomos kur në familje kishin ndonjë grua shtatzënë), për ta trazuar ndonjë shpendë që gjindej brenda shpellës. Dhe kur ndodhte të ishte pëllumbë, identifikohej me simbolikën e djalit, ndërsa shpendët e tjerë në gjini tjetër. E kur dilte ndonjë korb( sorrë), nuk kishte lindje. Kjo porosi u jepej edhe fëmijëve, nga nënat dhe gratë e familjes, që zakonisht shkonin në shëtitje, të rrafshnalta e Zgatarit, nëpër festa tradicionale sdomos në festën verëzave.Kjo shpellë,ka disa gojëdhëna që lidheshin me lindjen .por ajo që tregohet nga të moshuarit ajo shpellë kurr nuk e ka huqur faktin ,kur ka dalur pëllumbë ka lidhur djalë. Kur ka dalur ndonjë dallëndyshe verës ka lindur vajzë, ose dimrit nëse ka dalë ndojë „vremq“ ka lindur vajzë. Kjo shpellë kur ka munguar mundësia e mjekësisë vërtetë ka pasur rëndësi të madhe .Por ,edhe tani ka fanatikë të tillë që nuk pranon që bashkëshorten ta dërgon tek mjeku i beson kësaj traditë antike.
Kjo festë festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Pra nënkupton një ndarje mes stinëve dhe daton me 5 maj sipas disa krahinave shqiptare dhe vazhdon deri me 15 maj. Është interesant fakti se në disa treva shqiptare që njihen për kremtimin e kësaj feste,synohen tyrbet ose vendbanimet e lashta të braktisura. Gjurmët e kësaj feste shkojnë larg në lashtësinë ilire, atëherë kur ata besonin në shumë perëndi. Ardhja e krishterimit si duket nuk e shkuli nga rrënja këtë traditë të tyre dhe për t’i duruar ndoshta edhe nga transmutacioni i feve, adoptimi i zakoneve të vjetra nën petkun e fesë së re ia vunë emrin Shën Gjergj.Me ardhjen e perandorisë osmane në trevat shqiptare filluan të ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshme të cilat ndërtoheshin për evliatë, shehlerët apo dervishët e devotshëm. Shqiptarët për t’i qëndruar besnik traditës u munduan që këtë festë pagane ta përshtatin me fenë Islame. në Kosovë psh. Në Vërri, organizohet pranë tyrbeve, në prani të të cilave prehet apo theret qengji. Ritet e kësaj feste, është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa fol”, shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi. Ditën e Shën Gjergjit duhet zgjuar heret në mëngjes, të lahesh pastaj të varësh kungull të egër në qafe që e përgatisin nënat zakonisht bëhet nga një lloj bime që është si patate, grihet në copa të vogla dhe bëhet qafore me pe të kuq dhe të bardhë;Pastaj shkojnë rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara shelgu, pastaj tek mulliri dhe tek lugu i mullirit për të larë degët e shelgut, fytyrën, dhe degët i sjellin në shtëpi por sipas tyre duhej pasur kujdes se mos të prekej toka, pastaj këto degë vareshin në portë të shtëpisë” tregon Ajgeraj.. Pastaj bëhej edhe një ritual tjetër ku dilnin fëmijët në një kodrën, groponin rreth ndonjë druri deri sa zbulonin ndonjë rrënjë, hiqnin dheun dhe bënin një si kanal që të përbihen nën rrënjë të drurit.” tregon këto tradita prof Besnik Krasniqi. Kurse edhe banorë të Vërrinit si ;Destan Berisha, Musli Krasniqi,Çerkin Bytyçi, tregojnë për këto besime dhe tyrbe të shumta që ka Vërrini ku edhe besohet./qendrapress.com/