Vërshime të mëdha në Vushtrri, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Për këtë situatë, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.“Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena. Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren”, thuhet në njoftim.Komuna ka ftuar qytetarët të cilët banojnë afër lumit Podranqa dhe Tërstena që të përgatiten për evakuim./Telegrafi/