Versioni i ri i Covid, mjeku shqiptar: Po infektohen të rinjtë, menduam se ishin të paprekshëm

0

Mjeku Ardian Fandi në një lidhje live për Ora News ka thënë se në Angli është rënduar gjendja e pandemisë për shkak të mutacionit të ri.Fandi ka thënë se ky version i ri ka vendosur në rrezik jetën e të rinjve, një grupmoshë që deri më tani mjekësia mendonte se ishin të paprekshëm nga virusi.Fandi: Gjendja ka nisur të përkeqësohet që përpara vitit të ri, kur vumë re që përveç shpërndarjes së shpejtë të virusit të ri, u rrit ndjeshëm numri i të sëmurëve në mosha të reja 25-35 vjeç.

Virusi filloi të prekë edhe të rinjtë, që mendonim se ishin të paprekshëm apo që e kalonin pa simptoma. Pamë një rritje të rasteve me pneumoni bilaterale që kërkonin oksigjen, këtu u rrit alarmi dhe këtu filloi të përhapet te moshat e reja. Trajtimi nuk ka ndryshuar. Është i njëjtë me virusin e vjetër, të njëjtat ilaçe asteroide dhe antibiotikë, oksigjen terapi dhe fizioterapi kur i japim oksigjen për të mbajtur mushkëri të hapura. Një pjesë e mirë e të rinjve arrijnë ta përballojnë, por një pjesë tjetër kanë përfunduar të intubuar ose kanë humbur jetën.

Rritja eksponenciale e humbjes së jetëve në Angli është në drejtim të kundër me të gjithë numrave që shikojmë në Evropë apo në Shqipëri, ku numrat janë shumë inkurajues. Këtu është rritur shumë numri i të prekurve dhe i të vdekurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *