VESELI DEKLAROHET NË HAGË: ME BINDJE TË PLOTË – JAM TËRËSISHT I PAFAJSHËM
Kadri Veseli, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është paraqitur para gjykatës në Hagë, për t’u përballuar me akuzat që rëndojnë kundër tij.
Veseli, që akuzohet për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit, siç janë “përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave” dhe katër akuza për krime lufte, siç janë “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, është deklaruar “i pafajshëm” në të gjitha këto akuza.
“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Me bindje të plotë deklarohet se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Veseli, kur është pyetur nga gjyqtari i seancës për deklarimin rreth pafajësisë, apo fajësisë së tij.
Veseli akuzohet për krimet e supozuara të kryera “mes prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore”. Krime të cilat dyshon prokuroria se kanë ndodhur në “Kosovë dhe Shqipërinë Veriore”.
Sipas prokurorisë “ekziston dyshim i bazuar mirë se Veseli është përgjegjës për kryerjen e veprave për të cilat akuzohet si anëtar i ndërmarrjes së përbashkët në të gjitha pikat”.
Gjithashtu Veseli akuzohet se është penalisht përgjegjës edhe “si epror”