Vështrim letrar mbi poezinë ‘’Malli më ka marrë’’ të  poetes Elvira Zeneli

Shkruan; Qazim THAÇI

             Tani më është e ditur botërisht se poezia qëndron më afër të vërtetës jetësore se historia dhe se poetët shkruajnë vargje të ndjeshme e të dhembshme  dhe plot ndjesi, Kështu poetja Elvira Zeneli  në poezinë ‘’Malli më ka marrë’’. Vargjet e kësaj  poezie  që në  fillim trajtojnë shpirtin  e kombit ndër  shekuj e ndër  vite.

Sot më mori malli për sofrën

Aty ku si zogjtë mblidheshim dikur

Të varfër,

Për pak bukë e kripë e zemër,

Dhe për shumë dashuri.

Janë pra ; Sofra, Zogjtë, Varfëria, Kripa , Zemra dhe Dashura, të cilat , nënkuptojnë shpirtin e  shqiptarëve  se kur ata  kanë  ndjesi shpirti, zemër e besë, edhe pse në  varfëri. atë se poetët janë përherë në kërkim të enigmave të shpirtit njerëzor në udhëtimin e trishtë e të bukur të jetës edhe  ndër këto krajata  jete e bezdisje  vitesh  që  kalojnë  nëpër stade të ndryshme të  zhvillimeve  politike  e qeverisëse.

Kur rrobat i merrnim e në lumë laheshim si mjellmat e bardha

Për pak freski,

Dhe për shumë dashuri.

Vetë këto vargje  poetike, edhe gjuha që poetja e përdorur tregon  se, larja më  lum për pak freski e shumë dashur. Kjo ngrit lartë  metaforën e shpirtit sa artistik e poetik aq edhe  kërshërinë e një gjendje që  ka kaluar  kombi ynë  për feski e dashuri. Poetja fletë  me aromën e dashurisë, nëpërmjet vargut apo fragmentit, e kjo gjithsesi është  edhe  risi në poezinë e re të Kosovës. E kjo pos  poetes  Zeneli,  hetohet  edhe tek poete tjera dhe poet si; Gezim Ajgeraj, Sabit Rrustemi, Brahim Avdyli e ndonjë  tjetër. Emra  këta që  e kanë ngritur nivelin e poezisë se  re  të  Kosovës . Për më shumë  flasin këto vargje të poetes  Zeneli

 Por një mall më djeg për odën ku mblidheshim

Ku kuvendonin pleqtë mjekërbardhë

Dhe ne bëheshim sy e veshë

Se fjalët tirreshin hollë,

Por  sakat  kjo  tregonte  Oda ishte një lloje  universiteti shqiptar që  ka edukuar drejt e mirë   popullin.  Poetët  që paraqesin botën shpirtërore, dhe atë të përtejme në pafundësi të zbukuruar me vargje e fjalë poetike, rikthejnë  tek pleqtë mjekërbardhë që tirreshin hollë  fjalën edhe veprën . Kur duhej ata të  kuptonin mesazhin, vdekjen, lindjen misterin dhembjen apo mamin e  trishtimin. Por , këto vargje :

Se dashuria ishte kryefjalë në vatrën tonë.

Filozofi e jetës sonë,

Që s’ luante kush,

Këto vargje  metaforike  e poetike që lidhen thellësisht edhe me gjendjen shpirtërore rizgjon shpirtin dhe rikujtimin se qenia  njerëzore,ka pasur  e ka  e do të ketë  filozofinë  e jetës, Qoftë  ajo shpirtërore  apo fizike   duke sjellë edhe kontraste midis jetës e artit poetike të  shkruar .

Për lojën me nëntë kokrrat e fasules dhe të misrit

Dhe lojën me litar

Për këto malli me ka marrë.

Vetë  fakti se  numrat 7 dhe 9 në  mitin kombëtar kanë aq shumë  filozofi jete dhe kur kjo bashkë dyzohet më  misrin dhe  fasulen që ishin dhe ende kanë mbetur  si mite  të  jetës  ushqimore flasin  për  filozofinë e thellë të kësaj poezie  të  poetes .Për të  ngulitur edhe më thellë filozofinë artistike  ne vargjet

Malli më ka marrë për lojën me guralecë

Për lojën cingli kush ishte më i shkathëti

Kjo  jo vetëm si një formë perceptimi. Se  loja me guralecë   gjenezën e ka nga ndërtimi in kalave   që  kombit tonë iu deshën si mburojë   nga armiqtë të shumtë e shekullor, duke i realizuar ato vizione që burojnë prej zbulimeve, përmes vullnetit dhe veprimeve të qëllimshme që  kombit shqiptar i duheshin. Poetja  Zeneli jo vetëm në këtë poezi po në  gjithë opsione sajë letrat   e lidhë  historinë  e trishtë  dhe dhembjen kombëtare duke  e përballura edhe  me traditën shembullore shqiptare. Emri i kësaj poete  dhe thellësia e sajë  poetike  e bëjnë lexuesit që  mos ta harrojë këtë emër , por të  jete më  gëzimin dhembjen dhe trishtin e   këtyre  vargjeve./www.QendraPress.com/