Vetaksident fatal në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” – humb jetën 56-vjeçarja, dy persona përfundojnë në spital


                    Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren Jug–Vërmicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në kilometrin e 10-të të autostradës, ku një veturë e tipit BMW, me ngjyrë të bardhë, ka pësuar vetaksident pasi shoferi dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, duke humbur kontrollin mbi mjetin.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se automjeti drejtohej nga S.B. rreth 49 vjeç, ndërsa në veturë ndodheshin edhe dy pasagjerë: S.B. rreth 89 vjeç dhe M.B. rreth 57 vjeç.

Fillimisht, të tre kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa shoferi është transferuar më pas në QKUK për trajtim të mëtejmë. Fatkeqësisht, mjekët kanë konfirmuar se pasagjerja M.B. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë patrullat policore, Ndihmën e Shpejtë, zjarrfikësit, hetuesit e aksidenteve, si dhe kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Me urdhër të prokurores kujdestare, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në zhvillim. Rasti po trajtohet nga njësia e aksidenteve të trafikut.Marrë nga /Sinjali/.