Vetaksident i rëndë në Vushtrri, vdesin dy të rinj 17 dhe 19 vjeç  

Dy persona kanë vdekur pas një vetaksidenti në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë mbrëmë rreth orës 22:00.

Sipas policisë në veturë kanë qenë dy personat, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spitalin e Vushtrrisë.

Mosha e viktimave, policia thotë se është mes 17 dhe 19 vjet.

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=90624780&v=2.1&guid=5187da2ea90e4e13958094e51610353ba960176e27094611b647e0139727f5ab

Komunikata e plotë:

Aksident me fatalitet

Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.