Vetaksident me fatalitet në Viti, një grua vdes e dy të tjera lëndohen
Sot rreth orës 11:36 në fshatin Sllatin e ulët të Vitisë ka ndodhur një vetaksident me fatalitet, ku një grua ka vdekur dhe dy të tjera janë lënduar.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Reporteri.net.Ai tha se një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendren emergjente të Gjilanit.“Edhe për kundër ndihmës së ofrua Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë,si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Drejtuesja pas tretmanit mjekesor ne spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdher te prokurorit ndalet ne qendren e ndaljes per 48 orë, gjetsa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për ti ditë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.”