Vetë aksident trafiku me fatalitet
Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi njofton se me datë 22.11.2024 rreth orës 18:15 kemi pranuar informacion se në fshati Doberdolan, komuna e Suharekës ka ndodhur një vetë aksident trafiku me lëndime. Dyshohet se ngasësja e automjetit me targa vendore duke mos përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalë jashtë rrugës. Si pasoje ngasësja dhe pesë pasagjeret e këtij automjeti marrin lëndime trupore ku me autoambulancë dërgohen në spital të Prizrenit për tretman mjekësorë. Pasi marrin ndihmën e parë vozitësja dhe katër pasagjer lirohen ne shtëpi, ndërsa pasagjerja femër e vitit të lindjes 1965 për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtine ku edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor e njëjta nuk arrin tu përballoj lëndimeve dhe ndërron jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetues policor të aksidenteve në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të këtij vetë aksidenti./www.QendraPress.com/