Vetëdijesimi i Kombit shqiptar është indikator i qartë që në Ballkan dhe në Evropë kemi një realitet të ri

0

Pranverim Berisha,kuvendar i KK të Prizrenit,lidhur me  takimin e qeverive të Prishtinës dhe  Tiranës  tha:-‘’ Vlerësimi nga këndvështrimi im, është diçka fantastike sepse ky bashkëpunimi dhe takim ndërshqiptar është emocional dhe po e afron edhe më shumë Kombin shqiptar drejtë realizimit të aspiratave tona shekullore. Vetëdijesimi i Kombit shqiptar është indikator i qartë që në Ballkan dhe në Evropë kemi një realitet të ri dhe se rendi shoqërorë duhet të ndryshohet edhe në aspektin Administrativ dhe Kushtetues, po ashtu edhe në aspektin ekonomiko-social të tregtisë së lirë, ku shqiptarët kanë kthyer orën në kohën e vetë të zhvillimit si Komb funksionalë të gjitha aspektet në hapësirat e vendbanimeve të veta autoktone. Dy Qeveritë tona duhet të vazhdojnë të punojnë deri në një konkretizim të amanetit të Gjyshërve dhe Stërgjyshërve tonë që një ditë Kosova dhe Shqipëria të bashkohen si një shtet i vetëm edhe Juridikisht pa vija Administrative në mes. Vetëm kështu ne mund të përparojmë në të gjitha fushat e jetës si Shtet dhe Komb, prandaj vlerësimet tona janë ambicie të natyrshme emocionalisht të bashkimit Kombëtarë.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *