Vetëm 2 orë u la Kadri Veseli që të çmallet dhe ta kalojë dhimbjen me familjen

0

Kadri Veseli është lejuar vetëm rreth 2 orë të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij.Atij i është lejuar vetëm vizita në familjen e ngushtë, por jo edhe tek të papranishmit në tendën e vendosur, ku qytetarë nga e tërë Kosova po shkojnë për ngushëllime.Më pas eskorta me vetura të EULEX-i dhe Policisë së Kosovës, janë larguar bashkë me Veselin.Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të qëndrojë më shumë në Kosovë, apo do të udhëtojë për në Hagë, ku ende vazhdon të jetë në paraburgim.Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij i vogël [Kadri Veseli]. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës kishte ardhur në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain e tij, atëherë në gjendje të rënduar shëndetësore, që ishte i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *