Vetëm, gjaku i dëshmorëve është:EMRI I LIRISË.- Shkruan :Petrit Dibrani

0

Urrejtja e shëmtuar e disa gazetarëve dhe militantëve të subjekteve politike…..

…….shkrime, postime pa edukatë dhe nxitje të urrejtjes, ndaj njëri tjetrit!

Pse?

Duartrokitja për fatkeqësitë e të tjerëve, kur shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, po përballet me një sfidë shumë të rëndë, disa qytetar pa edukatë dhe pa dinjitet kombëtar, nxisin urrejtje dhe përçarje.

Republika dhe uniteti është shumë i domosdoshëm, s’i asnjëherë më parë.

Pse u dashka nxitje dhe duartrokitje, për aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit të Republikës dhe luftëtarëve të lirisë?

Cili na qenka rezultati “pozitiv”, duke i duartrokitur aktakuzave?!

Ç’farë dmth – nje ka?

Bac u kry: Hashim Thaçi në Hagë!

Në favor të kujt është, dërgimi në Hagë i Presidentit të Republikës dhe luftëtarëve të lirisë?

Ç’ka fiton Republika?

Të gjitha këto kanë një përgjigje!

Unë personalisht, s’kam qenë dhe s’jam anëtar i asnjë subjekti politik, mirëpo ju gazetar të shëmtuar, pispilingë dhe bishtatundës ç’ka përfitoni, duke u gëzuar dhe shkrime të shëmtuara kundër çlirimtarëve duke postuar?!

Na tregoni, ç’ka përfitoni?

E deshët ju apo jo, amaneti i dëshmorëve të lirisë, do të shkoj në vendin e duhur.

Kosova do bëhet anëtare e organizatave Euroatlantike dhe do ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe avancimit shtetëror.

Mos harroni, sot kriminelët serb po festojnë…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *