Vetëm pas tri ditësh mjekët arrijnë t’ia gjejnë plumbin në këmbë

0

Një personi i është gjetur fishekë në mesin e këmbës së tij të majtë pasi i njëjti kishte kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.


Policia njofton përmes një komunikate se viktima L.M., 33-vjeçar kishte kërkuar ndihmë mjekësore edhe para tri ditësh por gjendja e tij ishte përkeqësuar sot.

“Me datën 04.01.2021 rreth orës 17:40 policia ne Prizren ka pranua një informate se një person kërkon ndihmën mjekësore ne Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Prizren, ku sipas mjekeve nga Emergjenca e Spitalit Rajonal, dyshohet se viktima L.M i datëlindjes 1987 ,M/Sh/K kishte shkuar ne Spital për shkak te lëndimit ne këmben e Majte. Po ashtu viktima kishte kërkuar ndihme mjekësore edhe me date 01.01.2021 rreth orës 10;00 , ne Urgjencën e QKMF ne Prizren. Ne urgjence viktima ka marre vetëm ndihme e pare dhe ka shkuar ne shtëpi. Pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësor viktima sot me date 04.01.2021 rreth orës 10:00 ka shkuar ne Spitalin Rajonal ne Prizren dhe pas fotografimit RTG rezulton se ne mesin e këmbës afër gishtit te mesëm ka një predhe te fishekut. Sipas mjekeve viktima do te qëndroj ne Spital për tretman te mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me ketë raste ekipet relevante policore e ne koordinim te plot me e Prokurorin Kujdestar është bere kontrollimi i shtëpisë e me c ‘rast është gjet dhe konfiskuar një pistoletë Bereta (me leje),2 karikator, 40 fishek dhe një gëzhojë”, njofton Policia.

Ne konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt hetimore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *