Vetëm uniteti i një delegacioni të përbashkët të shqiptarëve mundë të jet i suksesshëm

0

          Prof  Skender Morina  per dialogun sprehet “Në këto rrethana, vazhdimi i dialogut me Serbinë paraqet një rrezik që është në dëm të Kosovës.

Çdo bisedim me shtetin e Serbisë duhët të ket qartësin dhe paraprakisht garanci me shkrim nga ana e BE-së por edhe shtetet e bashkuara të Amerikës  se : Kosova është shtet i pavarur dhe për rregullimin e mbrendshëm dhe teritorin e saj kan të drejtë të vendosin vetëm qytetarët e Kosovës dhe asnjë shtet fqinjë apo mekanizëm tjetër  ndërkombëtar.

Delegacioni i Kosovës në çdo takim me palën serbe dhe ndërkombëtare duhët t’a ket vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë ku shpjegohet se: Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte konform të drejtës ndërkombëtare, dhe kjo me kërkesën e Serbisë për kët gjykatë se:pamvarsia e Kosovës a ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare apo jo?

Sa i përket pakicës serbe ajo i ka të gjitha të drejtat e garantuara me kushtetutë e Republikës së Kosovës dhe këto të drejta për kët pakicë dhe pakicat tjera i mbikqyrë BE-ja pjesë e së cilës pretenojnë të jenë Kosova dhe Serbia.

Në bisedime me Serbinë duhët të shkohët si delegacion shtetëror ku do të përfaqsoheshin të gjitha subjektet politike shqiptare dhe në asnjë rrethanë s’duhët të bisedohet për rregullimin e mbrendshëm dhe teritorin e Kosovës si dhe ekstrateriotalitetin e kishave të minoriteti serb sepse ato njësoj si çdo objekt tjetër i kultit fetar janë pjesë e teritorit të Kosovës dhe mbrojtjen e tyre e rregullojnë dhe garantojnë ligjet e shtetit të Kosovës.

Vetëm uniteti i një delegacioni të përbashkët të shqiptarëve  mundë të jet i suksesshëm edhe pse Serbia s’ka qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën por ka pretendime teritoriale dhe destabilizim të mbrendshëm të shtetit të Kosovës me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe e kjo është rreziku për të ardhmen e Kosovës, si dhe ekstrateritorialitetin  për kishat ortodokse të minoritetit serb. Fjala e vjetër e popullit shqiptar thotë:hasmit  kurr bes mos me  i nxën./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *