Veteranët e përbashkuar në Shtëpinë e bardhë,të mbushur me plotë emocione,flasin për ditën e çlirimit të Prizrenit tani e 23 vite më parë
Në ditën e rilindjes së tyre, me kënaqësi, krenari dhe respekt të veçantë, Kryetari Shaqir Totaj, priti sot heronjtë e gjallë të UÇK-së, të cilët, në kohën kur Kosova ishte në rrezik që të mos ekzistonte më, këto gra e burra i dolën para okupatorit që ta ndalnin, njëherë e përgjithmonë, presionin shekullor. Kryetari Totaj, me këtë rast tha se është i lumtur që e jetuam bashkë Epokën e UÇK-së dhe brezave të rinj do t’ua mësojmë, çdo ditë, burimin e lirisë sonë.
Lavdi dhe faleminderit Çlirimtarë!
Lavdi Dëshmorëve e Martirëve!
Në ditën e çlirimit të Prizrenit,kryetari i komunës Shaqir Totaj,u ka bërë një ftesë të gjithë veteranëve të luftës në shenjë nderimi që ata bënë për luftën dhe për çlirimin e këtij qyteti tani e 23 vite me parë.Kryetari Totaj sot, duke lavduar veprën dhe mundin e veteranëve tha se këtu jeni në shtëpinë tuaj dhe ju e gjaku i dëshmorëve bënë që sot të festojmë tha kryetari Totaj. Në emër të shoqatave të dala nga lufta përshendeti këtë tubim kryetari i shoqatës së invalidëve të Luftës së UÇK-së Burim Shala.
Zëvendës komandanti i ZOP-it Sadik Halitjaha, sot, evokoi disa nga momentet e ditës së çlirimit duke potencuar se ato i kujtohen sikurse të ishin sot. E po kështu evokime të këtilla sot, rikujtian edhe Ruzhdi Saramati,komandat i Brigdadës 128 , pastaj Bashkim Hoxha,Selim Krasniqi, Bislim Muqaj,Ibrahim Morina, Enver Hoti e Ramize Sinanaj e disa të tjere evokuan momente nga ajo ditë e çlirimit. Shumica prej këtyre falenderuan kryetarin për këtë takim dhe thanë se këto takim kanë rëndësi të madhe për veteranët/qendrapress.com/