Veteranët protestojnë në Prizren ne mbrojtje të vlerave të UÇK-së ne mbrojtje te Presidentit

0

           Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Në Prizren Shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare kërkuan mosnjohjen e  Gjykatës speciale

      Në gjithë  Kosovën edhe  në  sheshin e Prizrenit në “Shadërvan”,sot, Shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me  veteranët   për shkak të  pandemisë  kanë  protestuar në një  formë më ndryshe, ku janë  tubuar 99   pjesëmarrës  për të  protestuar  dhe  me këtë rast  ata  thanë se nuk do ta njohin Gjykatën Speciale  dhe  dhomat  e specializuara sepse   ata nuk  po e dëojnë fajtorin por  po mundohen ta dënojnë  viktimën,Fillimisht para  të pranishmëve ish komandanti I Zonës Operative të  Pashtrikut Sadik Halitjaha, tha se Serbia edhepse dihet se  ka  bërë vrasje  masakra  këtu  dhe ne vend të dënimit të atyre  ,ata duan që ta dënojnë pastërtinë  luftës së  UCK-së.por nuk ka asnjë  gjykatë që mund të dënojnë  luftën për liri të  Kosovës  tha ai.

Letrën  dhe apelin e përgjithëshëm për të kundërshtuar  vendimet e pamatura dhe tendencioze të Gykatës  speciale  që  do të  lexohet në të  gjtha  tubimet protestuese e lexoi sekretari I OVL Isa Berisha,

  Burim Shala, kryetar I  Shoqatës së Inavlidëve të luftës së UCK-së tha se  ne  jemi në  të drejtë  tonë dhe se  kupolla e kësaj lufte   të drejtë  dhe clirimtare ishin udhëheqësit e  sajë

Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me coronavirusin, ku është thënë se do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

   Forma e re e protestës do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet, duke respektuar distancën sociale dhe mbajtur maskën./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *