Vetëvendosja përsëri kundër Amerikës-Shkruan;Prof Mr. Dukagjin Prizreni
Deklarata e anëtarit të kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, i cili të enjten mbrëma thotë se nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, atëherë kjo do të rishqyrtohet. Edhe pse dihet se njohjen e Izraelit, Kosova e siguroi falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar se e vendos ambasadën në Jerusalem, aty ku e ka SHBA’ja, Glauk Konjufca i lë hapësirë shqyrtimit të zhvendosjen së saj ,kjo vërtetë të bie para faktit se LVV është hapur kundër Amerikës, kështu veprojnë edhe shumë islamistë të verbuar që nuk e njohin sa e si duhet politikën e globit. Albin e ju Glauk, thirrni mendjes dhe bindeni veten se ato vendime janë marrë në SHBA dhe janë vendime të pakthyeshme, qofte edhe për tërmet global. Kjo edhe njëherë po jep haptas siguri për më mësuar të gjithë ata që e njohin ABC-në politike se Albini e tani edhe Glauku e kanë adresën tek lindja saktësisht tek Rusia cariste. Por, kjo është kaq naive e kaq e pakripë saqë do ta na turpërojë para botës demokratike,Kjo deklaratë dhe ky synim kur jemi në fushatë zgjedhore është një helmim plotësisht i ideve demokratike për të na bërë me dije se këta majtistë të kuq sa keq mendojnë. Duhet të dihet botërisht se Amerika është ADN-ja e demokracisë botërore dhe ne si Kosovë e kemi fatin e madh dhe të mirë që SHBA-në e kemi aleatë të lirisë sonë shtetërore dhe duhet ta kemi, Mos harroni o popull i Kosovës se presidenti historik Ibrahim Rugova kërkonte që Kosova të behet njëri nga 52 shtetet e SHBA-ve . Dhe mos mendoni se ju Albin e ju Glauk mund të keni vizion më të mirë se Presidenti Rugova për Kosovën…..Tash e ka radhln ta kuptojë Vjosa Osmani se ku ka hyrë, ose mo ta përmend së paku Presidentin Rugova/qendrapres.com/