Vetëvendosje del me analizë për rezultatin jo të mirë në zgjedhje: Nuk jemi të kënaqur me numrin e komunave të fituara

0

                                      Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një analizë për rezultatin e zgjedhjeve lokale.VV përmes një njoftimi në Facebook thotë se nuk janë të kënaqur për numrin e komunave të fituara.Si ndër faktorët në këtë rezultat jo të mirë, përmenden mos përmbushja e pritjes së qytetarëve.“Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim”, thuhet në reagim.LVV nuk ka lënë pa përmendur edhe “bashkimin e subjekteve tjera kundër tyre”.“Ata të gjithë u bashkuan sepse sot bashkë ruajnë kapitalin. Garojnë në pasuri dhe bashkohen në politikë. Në të dyjat u pengon Vetëvendosja. Andaj e luftuan bashkë. Edhe heshturazi edhe zhurmshëm”.

Postimi i plotë

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=89875625&v=2.1&guid=343e2ec4d0af4c0b9bcc80cbff1f5de3b86d748be72a47aeae4213bce181913c Angazhimi është i përhershëm, mësimet janë të vlefshme

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të gjatë për ta analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situatën politike e gjithashtu është mbajtur një mbledhje me të gjitha qendrat e Lëvizjes. Katër komunat e fituara dhe 194 asambleistë nëpër komuna është mirë por nuk është mjaft. Numri i komunave nuk është rezultat i kënaqshëm për ne.Analiza jonë do të vazhdojë por tashmë për disa gjëra kanë dalë nga diskutimi ynë i përbashkët. E para është vetëkritika. Kemi hapësirë e nevojë për një gjë të tillë. Nuk jemi përgjigjur sipas nevojës e pritjes popullore. Diku kemi qenë shumë larg e diku kemi qenë shumë afër fitores. Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim. Nuk i kemi shtyrë limitet e vetëvetes. Megjithëse jemi përpjekur. Nuk flasim për dhjetëra por qindra janë aktivitetet e secilës Qendër tonë. Niveli i tretë organizativ ka kordinuar 220 vizita kurse nga vetë Qendrat janë organizaur shumë më shumë se kaq aktivitete. Disa prej tyre ku raportet janë të gatshme i kapin këto shifra: Gjilani 403 aktivitete, Gjakova 440, Dardana 620, Rahoveci 470, Besiana 398, Shtimja 324. Të gjitha fshatrat e lagjet sigurisht që janë vizituar por duhej edhe nënlagjet edhe komunitetet e ndryshme, derisa programi ynë të arrinte te secili e secila qytetare. Kemi kontaktuar e organizuar vizita edhe në mërgatë, në Zvicër e Gjermani me kandidatët Alban Hyseni dhe Mimoza Kusari. Jemi mirënjohës për secilën votë të nisur nga mërgata që janë gjithsejt 790.Një mosrealizim i synimit tonë është fakti që kishim vetëm dy gra kandidate për kryetare. Sidoqoftë, komunikimi dhe vëmendja jonë ishte tek gratë e vajzat. Vetëm në periudhën e balotazhit janë organizuar 93 aktivitete të veçanta me gra e vajza duke llogaritur që pothuajse në të gjitha aktivitetet e tjera ka pasur pjesëmarrje të grave por jo në nivele të barabarta me pjesëmarrësit burra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *