Vetëvendosje paralajmëron se nuk do ta lejojë Driton Selamanajn të futet në Kuvend

0

Nga partia e Albin Kurtit thonë se nuk do të lejojnë mbajtën e seancave të Kuvendit kur i pranishëm nga Qeveria do të jetë edhe Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.


Kështu ka bërë të ditur deputeti i LVV-së, Dimal Basha që thotë se si grup parlamentar kanë vendosur që të mos lejojnë vazhdimin e seancave kur aty të jetë i pranishëm Selmanaj.

“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend”, ka thënë Basha.

“Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike. Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njejte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në seancnë e sotme shkarkimin e Driton Selmanajt pas përplasjes që ky i fundit ka pasur me deputeten e këtij subjekti, Saranda Bogujevcin e më vonë edhe deklaratën e tij për të pagjeturit që ka ngritur reagime të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *