Vetëvritet një 18 vjeçar në Suharekë
Një 18 vjeçar ka kryer vetëvrasje në Suharekë. Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Sylaj. “Rreth orës 1:30 minuta një 18 vjeçar ka kryer vetëvrasje me armë zjarri dhe se i njëjti aktualisht gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, njofton ai.
Viktima është dërguar pa shenja jete në spital./SuharekaOnline