Video skandali në zyrë/ Safet Gjici dënohet me 3 vite burg, Alma Kaçi me një vit
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit.
Ai dënohet me 3 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbritet një vit burg.
Ndërkohë Alma Kaçi është dënuar me një vit burg.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit u shfaq i përlotur në seancën e sotme, duke mohuar akuzat.
Ndërkohë, ai nuk lejohet të mbajë poste publike për 5 vite.
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.
Safet Gjici, sipas SPAK, ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkiakut.