Vidhen 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë

                          Në Teqenë e Madhe në Gjakovë është vjedhur një shumë marramendëse e parave.Siç raporton Klan Kosova, vlera e saj dyshohet të jetë 200 mijë euro.Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. ”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj. Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Vjedhja u konfirmua edhe nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.”Po është e saktë. Me rastin po merren policia”, thuhet në përgjigjen e tyre.