Vidhen kamerat e vëzhgimit në një zonë kufitare në Kosovë

             Janë vjedhur kamerat e vëzhgimit nga persona të panjohur në një zonën kufitare, raporton Policia e Kosovës.Sipas policisë, raportimi për vjedhjen e tyre është bërë nga zyrtarët policorë.

Rasti është duke u hetuar.

“Vendi Kaboja zonë kufitare 17.07.2023 – NN. Nga zyrtarët policorë është raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur kamerën e vëzhgimit të vendosur në vendin e lartpërmendur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/