Vihet guri themeltar për lagjen sociale falenderuar Shoqatës’’Jetimat e Ballkanit’’ dhe komunës së Prizrenit.

Pikërisht, në vigjiljen e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në Prizren, sot u bë inagurimi gurit themeltar për lagjen sociale, falenderuar Shoqatës’’Jetimat e Ballkanit’’ dhe komunës së Prizrenit.Në ceremonin e gurit themeltar ishin kryetari i komunës Shaqir Totaj drejtori i shoqatës ‘’Jetimat e Ballkanit’’ njëherit ‘’Qytear Nderi i Prizrenit’’ Halil Kastrati, drejtoria e Mirëqenjes dhe Punë në krye me drejtorin Fatmir Memaj ish kuvendari nismëtar i kësaj ideje Shkelzen Kastrati dhe stafet e tyre. Me këtë rast i pari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, tha se pikërisht sot, në këtë datë të madhe dhe të shenjtë të fillimit të Ramazanit, po e fillojmë këtë projeket, për të treguar edhe solidaritetin edhe më atë shtresë të qytetarëve se muaji i shenjtë i Ramazanit është përkujtim për të bërë mirësi. Kurse dua të falenderojë shoqatën’’Jetimat e Ballkanit’’ e veqanrisht drejtorin human Halil Kastrati për angazhimin dhe ndihmën e madhe që po bënë ‘’ pohoi kryetari Totaj.
Halil Kastrati,me këtë rast tha se ky projeket përfshin këtu 35 shtëpi dhe ne fshatra që i kanë trojet e tyre do të jenë 15 shtëpi tjera, vlera e projektit kalon një milion e gjysmë euro. Po dua të them se ky është projekti i dytë madhor me Komunun e Prizrenit.Pastaj, ai tha se kjo nismë është pikërisht në këtë natë të madhe dhe të shenjtë tha Kastrati .
Drejtori i Mirëqenijes Sociale Fatmir Memaj ,me këtë rast tha se dua të falenderojë dy këto institucione për këtë ndihmë që do ti bëhen për familjet nevojtare. Ai pastaj shpjegoi se këto shtëpi do të ndahen sipas kritereve ligjore.Dhe falenderoi edhe ish kryesuesen Antigona Bytyçi e sidmos kuvendaret si Shkelzën Kastrati për inciativën dhe votimin për trojet e këtyre shtëpive. Shtëpitë e ndëruara do të ndikojnë edhe në mirëqenjen sociale të atyre familjeve me nevojë dhe në vete kanë vulën e bamirësisë dhe mirëqenjse së tyre./QendraPress/