Violetta Berisha – gruaja e parë që u zgjodh kryetare e Bashkisë Fairview, Reka: Na bëri krenarë gjithë shqiptarëve

Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Blerim Reka, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Violetta Berishës, kryetares së parë shqiptaro-amerikane e Bashkisë së Fairview.

Me këtë rast, Reka ka thënë se Violetta Berisha, ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. në ceremoninë e betimit solemn të Prefektes së Fairview, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139 vjeçare”, ka shkruar ai në Facebook. “Në praninë e guvernatorit të Nju Xhersit, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violetta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve”, ka shtuar Reka. Violetta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview, pasi ka fituar në zgjedhjet e mbajtura dy muaj më parë.Fairview është një bashki e vendosur në Bergen County, në shtetin amerikan të New Jersey. /Telegrafi/