Virusi po din të jetë më i rrezikshëm sa që e mendojmë
Si e shihni tejkalimin e situatës aktuale sa i përket COVD 19,Cka duhet të bëjnë qytetaret për ta kaluar këte pandemi? Dhe cila është porosia Juaj për qeverinë që të dalim nga kjo situatë? Mr.sci. Lule Alidema ,psikologe klinike thotë: -“E dijmë gjithë tashmë fatkeqësisht përmasat e rritjes së numrit të infektuarëve dhe përhapjes së covid-19.
Ndoshta edhe nuk e dijmë saktë se mundet ky numër të jetë dyfish më i madh nga që ne e dijmë! Mund të them se vërtetë është situatë për t’u shqetësuar, dhe dyshoj se është gjendje alarmante!
E vërteta se sa patëm kujdes ne, sa i zbatuam rregullat për mbrojtje gati se ishte eliminuar virusi, po ja që fatkeqësisht sikur populli po e neglizhon situatën tashmë të krijuar dhe si mos më keq numri i të infektuarve u rrit dhe po rritet dukshëm.
Një gjë është e pakuptueshme tek ne si popull, ose nuk po kuptojmë ose nuk duam të kuptojmë.
Pse nuk vetëdijësohemi njëherë e mirë, të edukohemi në zbatim të masave mbrojtëse, sepse kështu siç kemi mentalitetin ne fatkeqësisht shumë kush do të pësoj…
Në rregull, nuk do të thotë se kufizohemi tash, mund të shëtisim, punojmë por nëse pak ndalemi e kemi mëshirë për njëri tjetrin atëherë rregullat duhet domosdo ti zbatojmë.
Njerëzit kanë imunitet të ndryshëm, poçëse njëri nuk pati fare simptoma tjetri mund të përfundoj me fatalitet.
Virusi po din të jetë më i rrezikshëm sa që e mendojmë me raste.
Mbase nuk kemi nivel vetëdijësimi në këtë formë, atëherë porosia ime për Qeverinë është që të ndërmerr sa më parë masa qoftë edhe me gjobë për ata që nuk zbatojnë masat, fshehin virusin nëse janë prekur, ata që janë të prekur dhe frekuentojnë, apo sillen vërdalle sikur mos të ketë asgjë…
Sigurisht, duhet gjithë ata që janë të prekur nga covid-19 të vetizolohen, sepse ceka më lartë virusi ka fuqi të ndryshme në individ të ndryshëm.
Nuk është tabu të jesh prekur nga virusi, mos të shifet si tabu e injorim ndaj juve, sepse virusi nuk zgjedh njeri, prek secilin, nuk ka të bëj as me higjenë as me asgjë tjetër!
Porosis gjithë që nëper restorane, kafe, aty ku shërbehet ushqim të shërbehet me gota, pjata letre të një përdorshme, dezinfektues duarsh në çdo tavolinë, e cep, madje të i obligosh klientët të përdorin dezinfektuesin, maskën, distancën gjithësesi kudo që jeni…
Nëse nuk vetdijësohemi njëherë e mirë vërtet duhet ta pranojmë dhe të bashkëjetojmë me covid-19!
Është mundësia gati e fundit që ne mund të shpëtojmë veten dhe tjerët.
Bëjeni në mëshirë të njerëzve më të moshuar, fëmijëve, atyre me sëmundje kronike, atyre me imunitet të dobët, nënave shtatëzane, sepse secili ka dëshirë të jetoj jetën, mos të jemi ne bartës që dikush të pëson nga pakujdesia jonë, dhe që kjo pakujdesi do na kushton tër jetën në brejtje të ndërgjegjies sonë…
Bëhu i vëmendshëm në kohë, para se të bëhet vonë” Jeta është dhuratë për secilin nga ne, të mbrohemi, të kujdesemi mos të pësoj askush nga ne.!/qendrapress.com