Vit i domatës, Mamusha i eksporton të gjitha me çmim të mirë

                      Fermerët nga Mamusha sivjet thonë se kanë pasur një vit shumë profitabil, ata fillimisht kanë shitur domaten me 1.20 cent derisa në fund të sezonit çmimi sillej 60 deri 65 cent. Në emisionin “Toka” në RTK, ata janë shprehur të kënaqur me prodhimin e domates.Kryetari i Shoqatës së Fermerëve në Mamushë, Nexhat Morina, si dhe fermerët tjerë thonë se sivjet ka pasur rendiment të bollshëm dhe çmim të mirë për domate dhe perime tjera.Ata janë shprehur të kënaqur edhe me eksportin e prodhimit të tyre. Sivjet, sipas tyre çmimi mesatar i domates së eksportuar a qenë rreth 70 cent. Fermerët thonë se cilësia luan rol vendimtar në eksportimin e domatës.