Viti nis me temperatura të pazakonta, por sinoptikanti tregon ditën kur moti merr kthesën: Rikthehen reshjet dhe ftohet koha
Ditët e ngrohta me rrezet e diellit do të na shoqërojnë deri në fund të javës së parë të Janarit. Sipas sinoptikanëve e gjithë Shqipëria këtë fillim vit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.“Temperaturat e ajrit gjatë javës së parë do të jenë të larta, deri 18 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore vlerat minimale 2-3 gradë Celsius”, u shpreh Hakil Osmani. Por ky mot i ngrohtë nuk dotë zgjasë për shumë ditë. “Reshje shiu në javën e dytë me prezence te larte, temperaturat e ajrit do kemi rënie të tyre duke u afruar në vlerat normale”, tha Osmani.Sipas sinoptikanëve, Janari po regjistron temperatura aspak tipike të dimrit ku vlerat minimale janë dy tre gradë më të larta. Temperatura të tilla janë pasojë e ndryhsime klimatike globale, ku prej disa vitesh edhe në Shqipëri temperaturat po pësojnë rritje me disa gradë. Javën e dytë të Janarit reshje dhe ulje temperaturash ku priten episode me vlera tipike te muajit ku ndodhemi.