Vitia: Sot erdhën 81 mijë e 900 doza të vaksinave Pfizer në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot kanë mbërritur dozat e para të vaksinave Pfizer të blera nga Qeveria e Kosovës.Por MSH nuk e tregoi sasinë, e siç duket ia la ‘ekskluzivitetin’ për këtë ministrit Arben Vitia. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij: Mirëmbrëma të nderuara qytetare e qytetarë!Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.Kështu hymë në një cikël të ri