Vitia: Vaksinimi fillon me Kliniken Infektive, të parët vaksinohen personeli shëndetësor

0

                Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nga Aeroporti i Prishtinës, pas pranimit të 24 mijë vaksinave anti-Covid ka thënë se personeli shëndetësorë do të vaksinohet së pari.Ai tregoi që këtë javë fillon vaksinimi ndërsa prioritet kryesor është personeli shëndetësor.“Vaksinimi fillon këtë javë me personelin shëndetësorë në Klinikën Infektive”, ka deklaruar ai, shkruan Reporteri.net.Vitia ju ka bërë thirrje qytetarëve ti respektojnë masat.“Qytetarë të dashur me duhet te theksoj se në ditët javët në muajt në vazhdim duhet të bëjmë respektimin rigoroz të masave. Për veten dhe për të tjerët, për të gjitha kategoritë e tjera, të cilët mund ti humbasin në çdo moment nëse nuk jemi të kujdesshëm”, tha Vitia.Ai tha se kanë nisur punën për të siguruar doza të reja të vaksinave anti-Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *