Vizita joformale në Greqi dhe arratisja nga realiteti! –Shkruan ;Hisen Berisha,Deputet i PDK-së
Vizitat joformale janë të rëndësishme atëherë kur punët e qeverisë dhe shoqëria e shtetit, janë duke ecur drejt prosperitetit dhe zhvillimit. Prandaj, edhe ato vizita do bëheshin për të hapur perspektiva të reja për vendin. Por, vizita e Kurtit në Greqi është thjesht një arratisje nga realiteti i zymtë që ka krijuar Kryeministri në vend, edhe për faktin se këtë vizitë e ka në të vetmen derë të hapur, pas masave sanksionuese të BE që vet kjo qeveri i solli.
/www.qendrapress.com/