Vizita në Kosovë, pas Osmanit, Escobar i shkon në zyrë Kurtit 
Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.Escobar takimet në Prishtinë do t’i nisë me presidenten Vjosa Osmani, takim ky që pritet të zhvillohet në orën 08:45.Pas takimit me Osmanin, Ecsobar do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.Takimi pritet të ndodhë në orën 9:50, sipas njoftimit nga kryeministria. Escobar gjatë ditës do të ketë takim edhe me krerët e partive opozitare merr vesh GazetaOnline Reporteri.net.Takimi pritet të zhvillohet në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.Kujtojmë se Escobar kishte mbledhur në një darkë pune krerët e partive opozitare edhe gjatë muajit gusht.Detaje të tjera rreth vizitës së tij në Kosovë nuk janë dhënë.A Gjatë javës së kaluar për vizitë në Kosovë qëndroi edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak./Reporteri.net