Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dëgjo këtë artikull tani…Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Policia ka arrestuar personin i cili kishte kryer vjedhje në një argjendari në Prizren, ku vlera e arit të vjedhur ishte rreth 168 mijë euro.
Nga policia kanë konfirmuar se i dyshuari është arrestuar në fshatin Greme të Ferizajt.
“Hetues nga Sektori i Rajonale i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren pas një pune intensive hetimore dhe operative kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar i cili kishte kryer vjedhjen e rëndë në argjendarin e lartpërmendur. Në bashkëveprim me Prokurorin Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrollë nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, KK Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar.
Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale si provë materiale.
“Me urdhër të Prokurorit të çështjes i dyshuari mbahet në ndalim 48 orë. Rasti është në hetim”.