Vjedhja e vetëm 2 milionëve, apo qindra milionëve, pas luftës nga zyrtarët e subjekteve politike, në Kosovë?!
Shkruan:Petrit Dibrani
Subjektet politike në Republikën e Kosovës, nuk garojnë vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve, ato garojnë edhe se kush i pari, po mundet me e mbulu, krimin dhe korrupsionin.
Kosova, vendi ku çmohen politikanët hajna e nënçmohen, punëtorët e krahut dhe ku vjedhet paturpësisht, buxheti i përbashkët i qytetarëve!
Me paturpësi, pa pikë turpi, në mënyrë të paturpshme, vidhet buxheti i shtetit…..
Kjo vjedhje, s’ju mjafton subjekteve politike, ato ia hedhin fajin njëra tjetrës dhe nuk janë të gatshme, ta denoncojnë krimin – korrupsionin dhe keqbërësit në këtë rast hajnat ti sjellin para drejtësisë!
Pse?
Se, të gjitha subjektet politike në vend, janë me zyrtarë të korruptuar!
S’mbahet kështu shteti, o faqezi!
Të shpërndarë në grupe apo parti, ju flisni me njëri tjetrin, vetëm për hajni.
“Në një shtet normal, politikanët apo zyrtarët e tillë do të ishin në burg dhe jo në politikë, apo zyrtarë shtetëror”.
Vjedhja në Thesarin e shtetit dhe shpërfaqja e disa familjeve, të shpërndarë në disa subjekte politike….!
Hajde zyrtarë mujshi, hajde!….Doli në sipërfaqe edhe pluralizmi politik i hajnisë, hajdut kusar në secilin subjekt politik të shpërndarë…..
Hajde tash, me arsyetime banale dhe të paskrupullta, hidheni fajin her te njëri subjekt politik herë te tjetri…..!
Ju zyrtarë shtetëror dhe zyrtarë të subjekteve politike në Kosovë, e keni edhe një ngjarje me të cilën mundoheni edhe vota të fitoni. Për ju, që Thesarin e shtetit e vjedhni s’ka pardon, se ju vjedhjen e bëni sikur Demon!
Demonët të cilët Thesarin e shtetit e vjedhin, duhet të dënohen dhe qytetarët, më në fund pas kësaj ngjarje të mjerë, duhet të vetëdijesohen……
Ju mallkoftë, gjaku i dëshmorëve dhe luftëtarëve të Lirisë