Vjedhje e rëndë në Prizren: në një shtëpi, marrin mijëra euro para e stoli ari
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë, në një shtëpi në fshatin Korishë të Prizrenit, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij, prej ku kanë marrë para, stoli ari e kartela të bankës. Sinjali mëson se hajnat kanë arritur të vjedhin franga zvicerane, stoli ari në vlerë prej më shumë se 2 mijë euro dhe disa kartela bankare. Pas marrjes së deklaratës së ankuesit, me urdhër të Prokurorit, është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./GazetaSinjali/