Vjen reagimi i parë kritik nga LDK-ja, pasi Anton Quni shpalli kandidaturën për kryetar

0

Anton Quni sonte në Pressing zbuloi se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. I pari që ka reaguar nga LDK është Muhamet Hamiti.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti thotë se ‘kandidaturat e vetëshpallura janë pretendime”. ‘Pretendent’ apo ‘kandidat’? Kanë dallim kuptimor. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet.”, thotë Hamiti.“Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë.”, shtoi ai.Quni tha se nëse vjen në krye të partisë, do të rikthejë pjesën e LDK’së që iu bashkua VV’së në listën zgjedhore.Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dhe Kryesia e partisë ofruan dorëheqjen.LDK u rendit e treta duke marrë vetëm 13 për qind të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *