Vjosa Osmani shkarkon Driton Gashin nga pozita e Sekretarit në Presidencë
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka suspenduar nga detyra Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit.
Sipas vendimit që ka siguruar Telegrafi, Gashi është suspenduar me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Po ashtu, atij i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentet zyrtare të këtij institucioni.