Vjosa Osmani sot takon partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot do të thërras partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Këtë e ka konfirmuar Faton Peci, shefi i kabinetit të UD Presidentes.
“Ne planifikojmë qysh nesër (sot) të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci në Prime Time.
Ai ka thënë se Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.
Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.
Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh da data e shpalljes së tyre.