Vlerat e luftës duhet çmuar dhe respektuar shumë nga të gjithë
Sami Rakaqi, drejtor QPS –Therandë, për mosvotimin e ligjit për vlerat e luftës së UÇK -së në Parlamentin e Kosovës pohon:-“ Mua ma merr mendja se deputët e Parlamentit të Republikës së Kosovës të cilët nuk e kanë votuar Ligjin për vlerat e UÇK-së kanë gabuar shumë.
Vlerat e luftës duhet çmuar dhe respektuar shumë nga të gjithë dhe se falë luftës dhe sakrificës të ushtarëve te UÇK-së ne sot jetojmë të lirë.
Shumica e deputetetëve nuk kanë dhënë kontribut në luftë, andaj ata nuk i dojnë vlerat e luftës, kështu krejt kjo le të jetë në ndërgjegjen e tyre, ndërsa ata që votuan ja duan të mirën ushtarëve të UÇK-së. Na habit fakti se si deputetetë e LDK-së kësaj rradhe ishin të njejtit mendim me ata të VV dhe kështu ky ligj nuk kaloi. Deputetët e PDK-se të cilet e inicuan këtë ligj ishin unik së bashku me ata të AAK-së, Nismës dhe të minoriteteve./qendrapress.com/