Vlerat e UÇK-së janë ADN-ja e shtetit të Kosovës

0

                     Pranverim Berisha  kuvendarë  i KK të  Prizrenit lidhur me  rastin e arrestimeve të  veteranëve   pohon’’ Recizivisht e themi që arrestimet e pjestarëve të OVL-së, në këtë rast dhe të gjithë pjestarëve të tjerë potencial të UÇK-së, është padrejtësi e kulluar ndaj luftës sonë Çlirimtare. Pavarsishtë që nga Kuvendi i Kosovës është votuar kjo Gjykat ne mbrojmë me krenari Ushtrin Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj, ne jemi të bindur në pafajsin e luftëtarëve të Lirisë, prandaj spektaklet dhe aksionet pompoze të EULEXit janë të pa nevojshme dhe të pa arsyeshme. Vlerat e UÇK-së janë ADN-ja e shtetit të Kosovës dhe se gjaku i Dëshmorëve është gurthemel i këtij shteti, andaj qdo përpjekje e argatëve të Serbis dhe armiqëve të shtetit të Kosovës për të njollosur, ofenduar dhe përbuzur luftëtarët e Lirisë do të dështojnë sepse populli është në mbrojtje të plotë të vlerave të tyre, të cilat vlera janë lar dhe krijuar me shumë mund, sakrificë dhe gjak. Kjo formë e Gjykatës speciale dhe e dhomave të specializuara është shumë fyese dhe e gabuar sepse askush nuk po ik prej drejtësisë edhe pse në emër të drejtësisë po bëhet padrejtësi, ushtarët e UÇK-së qdo here i janë përgjigjur drejtësisë, por kurr nuk e kanë duruar padrejtësin ajo duhet të luftohet me qdo mjet demokratik për të vërtetuar pafajsin e tyre.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *