Vlora Çitaku: Qytetarët e Prizrenit kanë folur, për keqardhje që Vetëvendosje nuk po e pranon rezultatin

0

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të ankohet për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Prizren. Çitaku përmes një postimi në Facebook reagimin e VV-së pas zyrtarizimit të Shaqir Totajt si kryetar i Prizrenit e ka quajtur për keqardhje.“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar.
Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *